KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“2025 vit i humbur për Kosovën”, çfarë thuhet në raportin e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terrras?

“2025 vit i humbur për Kosovën”, çfarë thuhet në raportin e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terrras?

Tashmë është publikuar draft-raportin për Kosovën i përpiluar nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Ky raport ka të bëjë me zhvillimet politike, ekonominë, sundimin e ligjit, dialogun me Serbinë dhe procesin integrues të Kosovës.

Një pjesë e raportit vitin 2025 e vlerëson si vit të humbur për Kosovën.

“Parlamenti Evropian mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës më 12 shkurt 2026, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025 dhe pas më shumë se një viti ngërçi politik; megjithatë shpreh keqardhje për procesin politik të paralizuar gjatë vitit 2025 që rezultoi në një ‘vit të humbur’ për Kosovën; shpreh më tej keqardhje për dështimin e Kuvendit për të zgjedhur një President të ri brenda afatit kushtetues, duke e shtyrë kështu vendin drejt zgjedhjeve të reja; merr në dijeni shpërndarjen e Kuvendit me dekret presidencial më 6 mars 2026”, thuhet në raport.

Lajmi në përditësim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.