KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

British Airways anulon fluturimet drejt Abu Dhabit

British Airways anulon fluturimet drejt Abu Dhabit

British Airways anulon të gjitha fluturimet për dhe nga Abu Dhabi.

Avio-kompania britanike, British Airways ka dhënë një përditësim lidhur me fluturimet drejt Lindjes së Mesme, ndërsa po vazhdon lufta në rajon.

Kompania ajrore ka anuluar të gjitha fluturimet për dhe nga Amman, Bahrein, Doha, Dubai dhe Tel Aviv deri më vonë gjatë këtij muaji.

Ndërkohë, fluturimet për dhe nga Abu Dhabi janë anuluar deri më vonë gjatë këtij viti, shkruan skynews.

“Po e monitorojmë situatën vazhdimisht dhe jemi në kontakt me klientët tanë për t’u ofruar atyre një sërë opsionesh”, shtoi kompania ajrore.

Gjithashtu, ka mbetur një numër i kufizuar vendesh në fluturimet e riatdhesimit nga Omani drejt Aeroportit Heathrow nesër dhe të enjten. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.