KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Xheraldina Rexhepi tregon arsyen e veçantë pse nuk e feston 8 Marsin: Nuk dua të kufizohem në një ditë të vetme

Xheraldina Rexhepi tregon arsyen e veçantë pse nuk e feston 8 Marsin: Nuk dua të kufizohem në një ditë të vetme

Stilistja e mirënjohur shqiptare, Xheraldina Rexhepi, ishte së fundmi e ftuar në emisionin Shok Podcast, ku ndau disa mendime interesante rreth rolit të gruas në shoqëri dhe mënyrës se si e sheh ajo festën e 8 Marsit.

Gjatë bisedës, tema u ndal edhe te Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila u kremtua pak ditë më parë. Megjithatë, stilistja befasoi me qëndrimin e saj, duke thënë se nuk e feston këtë ditë, jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse nuk dëshiron ta kufizojë vlerësimin e gruas vetëm në një datë të vetme.

Sipas saj, gratë duhet të ndihen të vlerësuara dhe të fuqishme çdo ditë të vitit, e jo vetëm më 8 mars.

@shokpodcast (8 Mars Edition) Xheki : une jom qasi gruje qe i dal vetit boll . #fyp #fy #viral #trendingvideo #foru ♬ original sound – ShokPodcast

“Unë s’e festoj 8 marsin, sepse krejt ditët janë të mijat. S’kam nevojë të kufizohem në një ditë, unë jam qasi gruaje që i dal vetes ballë dhe s’kam nevojë vetëm një ditë në vit me festu. Unë luftoj për të drejtat e mia dhe nuk lypi, nuk pres diskriminim pozitiv me ma bo dikush, me m’thanë ‘po ta lëshoj rrugën se je femër’. Mua veç duhet me m’i dhënë mundësitë e barabarta me një mashkull. Unë luftoj njësoj si një mashkull, vetëm m’i jepni mundësitë e barabarta”, u shpreh Rexhepi.

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje, duke nxitur diskutime rreth mënyrës se si perceptohet festa e 8 Marsit dhe rëndësisë së barazisë reale mes grave dhe burrave në shoqëri. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.