KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: Fyerjet ndaj Osmanit dëmtojnë vetëm Vetëvendosjen

Gashi: Fyerjet ndaj Osmanit dëmtojnë vetëm Vetëvendosjen

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj sulmeve dhe kritikave që po i bëhen presidentes Vjosa Osmani pas prishjes së raporteve të saj me kryeministrin Albin Kurti.

Në FIVE në TV Dukagjini, Gashi tha se fyerjet dhe linçimet ndaj Osmanit nga aktivistë apo përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje nuk e dëmtojnë presidenten, por mund të kenë pasoja politike për vetë këtë parti.

“Nëse fillojnë aktivistët e VV-së që ta fyejnë Vjosa Osmanin, më së shumti e dëmton VV-në. Jo Vjosa Osmanin. Unë po them aktivistët që janë më pak se deputet, por nëse fillojnë deputetët ta fyejnë Vjosa Osmanin ata thjesht çojnë vota në të ardhmen për Vjosa Osmanin. Dhe e dëmtojnë Vjosa Osmanin.

Tash jemi 18 vjet shtet, jemi shtet i pjekur. Jemi në pragun e 27 vjetori të çlirimit nga okupimi serb. Dhe deri dje ka qenë binomi, kanë qenë bashkë Vjosa Osmani e Albin Kurti, sinonim i përparimit të Kosovës, Kosova ka shkuar super mirë.

Dhe ata s’mund të thonë që, ata mund edhe të thonë por jo mi ndez njerëzit, jo mi qit benzinë zjarrit që ta fyejnë njëri tjetrit”, ka thënë Gashi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.