KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Inspektorati i Tregut në terren: Nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburantit

Inspektorati i Tregut në terren: Nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburantit

Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Vllatko Stojkoski, deklaroi se janë kryer mbi 300 kontrolle inspektuese gjatë tre deri katër ditët e fundit, për keqpërdorimin e situatës me karburantet, ndërsa te një pjesë e pompave të benzinës kontrollet inspektuese vazhdojnë.

Megjithatë, Stojkoski thotë se nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburantit.

“Nuk është konstatuar se ka pasur fshehje të rezervave të karburantit, megjithatë është vërejtur se rreth 30 pompa benzine i kanë hargjuar rezervat, kanë ndërprerë furnizimin, por pas një ose dy orësh, ndoshta edhe pas katër orësh, pas rimbushjes së rezervuarëve, kanë vazhduar sërish me furnizimin me karburant. Kjo ishte situata gjatë këtyre tre-katër ditëve”, tha Stojkoski.

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha sot se për momentin nuk shqyrtohet mundësia që qeveria të shpallë gjendje krize për shkak të rritjes së çmimit të naftës, duke shtuar se qytetarët po paguajnë naftën më të lirë në rajon.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.