KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Drenasit dorëzon raportin përfundimtar për dëmet nga vërshimet e janarit

Komuna e Drenasit dorëzon raportin përfundimtar për dëmet nga vërshimet e janarit

Komuna e Drenasit ka njoftuar se Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera ka dorëzuar raportin përfundimtar lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet e muajit janar të këtij viti.

Sipas njoftimit të komunës, raporti përfundimtar dhe dosja e plotë janë dorëzuar pranë Komisionit Qeveritar në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

“Pas një pune të gjatë dhe të përkushtuar, Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera ka dorëzuar raportin përfundimtar dhe dosjen e plotë pranë Komisionit Qeveritar në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave”, thuhet në njoftimin e komunës.

Me këtë hap përmbyllet procesi i vlerësimit në nivel komunal, ndërsa procedura kalon në nivel qeveritar për shqyrtim të mëtejshëm dhe për procedimin e kompensimit financiar për qytetarët që pësuan dëme nga vërshimet.

“Procedura kalon në nivel qeveritar, ku do të vazhdojë shqyrtimi dhe procedimi për kompensimin financiar të qytetarëve që pësuan dëme nga vërshimet e muajit janar”, thuhet më tej në njoftim.

Komuna e Drenasit ka falënderuar anëtarët e Komisionit Komunal për punën profesionale dhe angazhimin gjatë gjithë procesit të vlerësimit, si dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë këtij procesi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.