KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komisionerja Kos shtyen vizitën në Kosovë shkaku i zhvillimeve të fundit – lajmëroi edhe Kurtin

Komisionerja Kos shtyen vizitën në Kosovë shkaku i zhvillimeve të fundit – lajmëroi edhe Kurtin

Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, nuk do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë gjatë kësaj jave.

Lajmin për Telegrafin e konfirmuan nga zyra për media e Komisionit Evropian.

Sipas tyre, komisionerja Kos gjatë një telefonate me kryeministrin Albin Kurti, i ka thënë se do ta shtyjë udhëtimin e saj të planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike.

“Kryeministri Kurti shprehu angazhimin e tij për rrugën drejt BE-së dhe reformat që lidhen me BE-në, veçanërisht në kuadër të Planit të Rritjes për Kosovën. Komisionerja Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.