KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëfinaliste

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëfinaliste

Sot (e martë) në ambientet e zyrave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Skuadrat që tashmë kishin arritur kualifikimin në këtë fazë ishin Ballkani, Dukagjini, Ferizaj dhe Llapi.

Për të arritur deri këtu, therandasit kishin eliminuar Gjilanin duke e mposhtur me rezultat minimal 2-1.

Dukagjini në anën tjetër kishte marrë një fitore bindëse me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Feronikelit ’74.

Llapi në ndërkohë luajti një ndeshje spektakolare në Podujevë ndaj Malishevës, duke arritur të sigurojë kualifikimin vetëm pas penalltive (4-2) pasi ndeshja në kohë të rregullt përfundoi baras rezultat 2-2.

Shorti i Kupës së Kosovës:

Llapi vs Ferizaj

Ballkani vs Dukagjini

Kujtojmë se fituesi i Kupës së Kosovës siguron automatikisht pjesëmarrjen në raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Mirëpo në rast se fituesi i Kupës është i njëjti me atë të Superligës, atëherë vendi i Kupës do t’i takojë skuadrës së katërt të renditur në kampionat./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.