KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Gruaja me sy të mbyllur identifikon 19 kukulla Barbie në tre minuta

Gruaja me sy të mbyllur identifikon 19 kukulla Barbie në tre minuta

Gruaja gjermane që mban rekordin botëror Guinness për koleksionin më të madh të kukullave Barbie, fitoi një titull të dytë duke identifikuarme st të mbyllur kukullat.

Bettina Dorfmann, koleksioni i së cilës prej 18,500 kukullash Barbie i dha asaj një rekord botëror Guinness, u shfaq në serialin televiziv në gjuhën gjermane “The Great Show of World Records” të organizatës së mbajtjes së rekordeve për të bërë një përpjekje për një titull të dytë.

Dorfman ishte me sy të lidhur dhe iu dhanë kukulla të ndryshme Barbie, të cilat i identifikoi me prekje. Ajo identifikoi saktë 19 kukulla në tre minuta.

Ajo tha se çelësi ishte përdorimi i duarve të saj për të analizuar formën, flokët dhe veshjet e secilës kukull, transmeton Telegrafi.

Dorfman fillimisht vendosi rekordin për koleksionin më të madh të kukullave Barbie në vitin 2005, kur koleksioni i saj u numërua në 2,500 kukulla të ndryshme.

Koleksioni i saj që atëherë është rritur më shumë se shtatëfish, duke u numëruar së fundmi në 18,500 në vitin 2022. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.