KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Jessica Alba shijon pushimet me të dashurin 12 vjet më të ri

Jessica Alba shijon pushimet me të dashurin 12 vjet më të ri

Aktorja Jessica Alba dhe i dashuri i saj, Danny Ramirez, po shijojnë aktualisht pushimet së bashku në Meksikë dhe ata kanë ndarë disa foto nga udhëtimi i tyre në rrjetet sociale.

Çifti është bashkë që nga vera e vitit 2025, pasi Alba u divorcua zyrtarisht nga bashkëshorti i saj Cash Warren.

I dashuri i saj, 33-vjeçari Ramirez, postoi disa foto të reja të tij me Albën, 44 vjeçare nga Mexico City në Instagram të dielën.

Foto: Instagram

Midis postimeve janë selfie nga darka, foto të rastësishme të çiftit duke ecur nëpër qytet si dhe skena të artit dhe ushqimit.

“Meksikë magjike”, shkroi Ramirez në përshkrimin e postimit.

Alba dhe Ramirez u panë bashkë në korrik të vitit 2025, disa muaj pasi aktorja kërkoi divorc nga Warren në shkurt të atij viti, duke filluar kështu fundin e martesës së tyre 16-vjeçare.

Alba dhe Warren kanë tre fëmijë së bashku: vajzën 17-vjeçare Honor Marie, vajzën 14-vjeçare Haven Garner dhe djalin tetëvjeçar Hayes Alba. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.