KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Masa e Kushtetueses, qeveria: U pezulluan zgjedhjet e reja, për tri javë jemi në gjendje pritjeje

Masa e Kushtetueses, qeveria: U pezulluan zgjedhjet e reja, për tri javë jemi në gjendje pritjeje

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Në një komunikatë për media, Qeveria ka bërë të ditur se vendimi i Gjykatës pezullon zbatimin e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja, deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Sipas njoftimit, ky vendim krijon hapësirë që rasti të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.

Qeveria ka theksuar gjithashtu se vendi tashmë po përballet me një periudhë pritjeje, gjatë së cilës një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët mbeten pa miratimin e Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Për tre javë jemi në gjendje pritjeje ndërkohë që një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit”, thuhet në komunikatë.

Në fund, Qeveria ka shprehur pritjen që vendimi përfundimtar i Gjykata Kushtetuese e Kosovës të sjellë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues, në mënyrë që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët të mos përballen me pengesa të tilla serioze./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.