KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Filipçe: Do të përballemi me rritje të reja të çmimeve, LSDM propozon paketë masash

Filipçe: Do të përballemi me rritje të reja të çmimeve, LSDM propozon paketë masash

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka paralajmëruar rritje të re të çmimeve, teksa ka akuzuar qeverinë se nuk po e mbron standardin jetësor të qytetarëve.

“Tani do të përballemi me shtrenjtim të gjithçkaje tjetër, do të shtrenjtohet rryma, do të shtrenjtohen produktet bazë ushqimore; kjo do të jetë një zinxhir ngjarjesh,” paralajmëron Filipçe.

Sipas tij, duke qenë se qeveria nuk po bën asgjë, ata propozuan një paketë masash të nevojshme për mirëqenien e qytetarëve.

“Së pari propozojmë uljen e normës së TVSH-së nga 18% në 5% për të gjithë derivatet – dizel, benzinë pa plumb, vaj motorik, gaz të lëngshëm nafte dhe metan. Ulja e akcizës me 4 denarë është diçka që direkt do të ulë çmimin e një litri karburanti. Për më tepër, propozojmë TVSH 0% për produktet bazë ushqimore, për të amortizuar një eventual shok çmimesh tek produktet bazë ushqimore”, tha Filipçe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.