KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtrenjtimi i derivateve, “Tetova Transport” paralajmëron reduktimin e linjave

Shtrenjtimi i derivateve, “Tetova Transport” paralajmëron reduktimin e linjave

Problemet me furnizim me naftë në tregun global për shkak të luftës në Lindje të Mesme, kanë filluar të arrijnë gradualisht edhe në Maqedoni të Veriut, dhe authoritet ndodhen në marrje të masave tashmë, përfshirë edhe ndërmarrjen komunae të transortit në Tetovë.

Përfaqësuesit e ndërmarrjes publike ‘Tetova Transport’, kanë deklaruar se ndër këto masa përfshihet edhe plani për reduktimin e linjave, me qëllim të kursimit të reservave të naftës, raporton Alsat.

Drejtori i kësaj ndërmarrje Izer Kirmizi thotë se përparësi në linjat qarkulluese do t’iu jepet atyre të bartjes së nxënësve.

“Ne do mundohemi të mirëmbajmë këtë nivel shërbimi, por në rast të eskalimit të situatës do detyrohemi të bëjmë reduktim të përkohshëm të linjave, por natyrisht duke pasur primare qarkullimin e nxënësve pra oraret ku nxënësit shkojnë në shkollë apo nga shkolla në shtëpi të mos preken këto orare,” citohet ai të këtë thënë sot.

Sipas raportimeve edhe qytetarët e Tetovës tashmë kanë filluar që të shpreshin interesim më shumë që të përdorin transportin me autobus, ndërkohë që pompat e benzinës tashmë kanë filluar që të zvogëlojnë sasinë e shitjes për kilentët individual.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.