KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Në Ferma VIP 3? Sara Gjordeni reagon pas thashethemeve në rrjet

Në Ferma VIP 3? Sara Gjordeni reagon pas thashethemeve në rrjet

Sara Gjordeni ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në sezonin e ri të spektaklit Ferma VIP.

Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi se i është bërë menjëherë ftesë për t’u bashkuar me edicionin e tretë të reality-show-t, sapo doli nga Big Brother VIP Albania, por vendosi të mos e pranojë.

Gjordeni shkroi se edhe pse emri i saj është përmendur disa herë si pjesëmarrëse e mundshme këtë vit, ajo konfirmon se nuk do të jetë pjesë e spektaklit.

Foto: Instagram

“Në ekran do të shihemi pas shumë pak muajsh, por jo me reality”, u shpreh ajo në fund të mesazhit.

Ka lënë të kuptohet se së shpejti vjen në ekran, por me një program të ri.

Sara ka qenë pjesë e Big Brother, në edicionin e tretë të këtij formati, ku fituese u shpall Egla Ceno.

Sivjet Ferma VIP u bë e ditur se do të udhëhiqet nga Arbana Osmani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.