Derbi i madh mes Lirisë dhe Vushtrrisë përfundoi me fitoren 0-1 të mysafirëve, por shënoi edhe disa tensione dhe incidente.
Një tifoz i Lirisë goditi gjyqtarin anësor të ndeshjes, Fatbardh Rrahimi, me një mjet gjatë pjesës së dytë, çka shkaktoi ndërprerjen e duelit për disa minuta.
Sot, Policia e Kosovës arrestoi personin e dyshuar për këtë sulm, por pas intervistimit ai u lirua në procedurë të rregullt.
Lidhur me rastin, është iniciuar procedurë penale dhe ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal.
“Sot, më datë 09.03.2026, pas identifikimit, është arrestuar një person i dyshuar për sulm ndaj gjyqtarit, incident që ndodhi gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet KF Liria dhe KF Vushtrria, e zhvilluar më 08.03.2026.
Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë penale dhe ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal”, thuhet në një përgjigjje të Policisë së Kosovës për Telegrafin.
Incidentet e dhunës në stadiume nuk janë të rralla, por dënimet mbeten të ulëta për huliganët, duke i dhënë hije të keqe sportit. /Telegrafi/