Dy automjete elektrike Tesla Cybertruck janë përfshirë nga flakët në një parking të një ndërtese në Santa Monica të Kalifornisë, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.
Zjarri thuhet se shpërtheu të mërkurën pasdite dhe zjarrfikësit e Santa Monica Fire Department mbërritën në vendngjarje pak pas orës 15:15, kur automjetet tashmë ishin përfshirë nga flakët.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se nga kamionçinat elektrike kanë mbetur vetëm disa pjesë të karrocerisë prej çeliku.
Pranë tyre ndodheshin edhe disa modele të tjera Tesla, çka ka ngritur dyshime se automjetet mund të kenë qenë të parkuara aty nga një qendër shërbimi e kompanisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa është konfirmuar se asnjë prej automjeteve nuk ishte duke u karikuar në momentin e incidentit.
Deri tani nuk ka një shpjegim zyrtar për ngjarjen dhe hetimet vazhdojnë. /Telegrafi/