Sulmuesi i Arsenalit, Viktor Gyokeres, ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë të fundit, duke theksuar ambiciet dhe objektivat e tij për sezonin aktual.
Futbollisti suedez u shpreh se pavarësisht formës së mirë që po kalon, ai beson se ka ende shumë hapësirë për përmirësim në çdo aspekt të lojës së tij.
“Mund të përmirësoj gjithçka. Mendoj se mund të përmirësoj absolutisht çdo element të lojës sime. Për momentin ndihem shumë mirë tek Arsenali”.
“Duhet të vazhdojmë atë që kemi bërë gjatë muajve të fundit, por edhe të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të punojmë së bashku për të fituar trofe”, deklaroi Gyokeres.
Sulmuesi shtoi gjithashtu se po përpiqet të kuptojë gjithnjë e më mirë mënyrën se si lëvizin bashkëlojtarët e tij në fushë, gjë që sipas tij e ndihmon të jetë më efektiv në lojë.
“Përpiqem t’i kuptoj më mirë bashkëlojtarët e mi. Duhet të kuptosh se si ata lëvizin në fushë. Me kalimin e kohës mendoj se po bëhem gjithnjë e më i mirë në këtë aspekt. Këtu ka shumë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe kjo ma bën gjithçka edhe më të lehtë”, përfundoi Gyokores. /Telegrafi/