KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ilnisa për ndarjen e Besit nga Xhensila: Ka bërë shumë mirë

Ilnisa për ndarjen e Besit nga Xhensila: Ka bërë shumë mirë

Ilnisa Agolli në një intervistë të fundit pyetet edhe për Bes Kallakun dhe për ndarjen e tij nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 tregon se ka qenë në dasmë të tyre dhe se Besin e ka shumë shok të mirë.

Ajo theksoi se ai ka bërë mirë që është ndarë, bazuar në tekstet dhe këngët që ka krijuar së fundmi.

Foto: TikTok

“Kam qenë në dasmë. Nuk më erdhi keq që janë ndarë. Shyqyr që po vendosin dhe marrin timonin e jetës së tyre si burrat dhe gratë. Unë e bëra shumë vite më parë, nuk jetojmë me një sistem ku ti mund të rrish me gruan dhe burrin se çfarë do të thotë komshiu se çfarë do të thonë kolegët, nuk funksionon më. Ti në jetën tënde unë në timen”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Me Besin kemi qenë shok klase, vazhdoj të kem shumë xhan. Dhe ka bërë shumë mirë që është ndarë. Ai flet përmes teksteve të veta, këngëve që bën, zgjidhja më e mirë është kthimi te vetja dhe ecja përpara në jetë pa kthyer kokën pas”.

Dyshja duhet theksuar se kanë bashkë dy fëmijë: vajzën Ajka dhe djalin Amen.

Besi në këngën e fundit “Rrëfim” në një formë ia lë fajin Xhensilës për ndarjen e tyre. /Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.