KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mucunski: Edhe pse kërkuan evakuim, 14 shtetas të Maqedonisë nuk u paraqitën në Aeroportin e Dubait

Mucunski: Edhe pse kërkuan evakuim, 14 shtetas të Maqedonisë nuk u paraqitën në Aeroportin e Dubait

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po punon intensivisht për të evakuuar qytetarët e Maqedonisë nga zonat e krizës në Lindjen e Mesme. Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski tha se mbrëmë 14 shtetas të Maqedonisë nuk u paraqitën në Aeroport, edhe pse kishin kërkuar evakuim.

“Qëllimi ynë është që të gjithë aeroplanët tanë të mbushen maksimalisht në kapacitetin e tyre. Dje në Aeroportin e Dubait, 14 persona, që kanë kërkuar deri në momentin e fundit evakuim, vendosën që mos të shfaqen. Për fat të mirë kishim të përgatitur plan për situatë të tillë, kishim listë pritjesh, dhe Ambasada jonë Abu Dhabi menjëherë kontaktoi me grup qytetarësh që ishin të gatshëm të vijnë. Por kjo është qasje e papërgjegjshme, para se gjithash sepse bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve”, theksoi Mucunski.

Përveç Emirateve të Bashkuara Arabe, një numër i madh i shtetasve të Maqedonisë po presin evakuim edhe nga vendet e tjera të rajonit.

Sipas të dhënave të MPJ-së: Doha – 162 persona (89 kërkojnë të largohen); Kuvajt – 36 persona; Bahrein – 15 persona; Arabia Saudite – 5 persona. Plani i Ministrisë për këta qytetarë është të organizojë transport lokal deri në Riyadh, që do të shërbejë si pikë qendrore për grumbullim. Nga aty, gjatë javës do të organizohet një fluturim direkt për Shkup. Dinamika është e qartë, deri në fund të javës të evakuohen të gjithë qytetarët që kanë kërkuar ndihmë”, përfundoi ministri Mucunski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.