Komuna e Shtimes ka njoftuar se janë shpallur rezultatet për përfituesit e Nën-Projektit për renovim dhe rindërtim të banesave, në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”.
Sipas njoftimit të komunës, ky projekt realizohet në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunës së Shtimes.
Autoritetet komunale bëjnë të ditur se lista e përfituesve është publikuar në përputhje me procedurat dhe kriteret e përcaktuara në kuadër të këtij projekti.
Projekti “Banimi Social Adekuat” synon të mbështesë familjet në nevojë përmes përmirësimit të kushteve të banimit, përkatësisht përmes renovimit apo rindërtimit të objekteve të banimit për përfituesit e përzgjedhur. /Telegrafi/