KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Thirrjet për pushkatim ndaj Osmanit” – jep dorëheqje nga Guxo, Haxhi Avdyli

“Thirrjet për pushkatim ndaj Osmanit” – jep dorëheqje nga Guxo, Haxhi Avdyli

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo si shenjë proteste për sulmet ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Avdyli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sulmet e paskrupullta ndaj Osmanit, deri edhe në thirrje për pushkatim, si dhe linçimet publike ndaj saj nga figura të njohura e panjohura, përfshirë edhe sulme ndaj fëmijëve të saj, janë një politikë që do të duhej t’i përkiste së kaluarës së hidhur.

“Manipulimet me inteligjencë artificiale, të cilat e dehumanizojnë Presidenten dhe ata që mendojnë ndryshe, vetëm që të nxisin urrejtje të pakontrollueshme, e për qëllime elektorale me të vërtet janë të gërditshme. Kjo fushatë e thirrje për dhunë është sa e rrezikshme dhe tërësisht e papranueshme për mua, dhe më ka prekur shumë. Si njeri që gjithmonë ka promovuar paqen, dialogun, mirëkuptimin dhe respektin edhe me njerëz me të cilët kemi dallime politike, unë nuk mund të rri i heshtur e i strukur përballë një situate të tillë”, ka shkruar Avdyli.

Ai po ashtu ka thënë se: “Në shenjë proteste, dhe për të mos identifikuar veten me këtë fushatë të ulët, kam vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme, nga të gjitha pozitat në Partinë Guxo”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.