KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Prishtinë realizon 210 urdhëresa gjykate brenda një jave, sekuestron edhe armë zjarri

Policia në Prishtinë realizon 210 urdhëresa gjykate brenda një jave, sekuestron edhe armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet operative gjatë javës së kaluar, duke realizuar një sërë veprimesh në zbatim të urdhëresave gjyqësore dhe në fushën e sigurisë publike.

Sipas policisë, në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara janë realizuar gjithsej 210 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 32 për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

“Gjatë javës së kaluar, nga zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës janë realizuar 210 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat përkatëse.

Përveç kësaj, aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fusha të tjera të sigurisë. Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar katër armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të ndryshme.

Ndërkohë, në kuadër të sigurisë në trafikun rrugor, policia ka shqiptuar gjithsej 5185 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit. Prej tyre, 578 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe veturave të pajisura me radar mobil. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.