KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Selena Gomez uron për ditëlindje Benny Blancon, pas kritikave për puthjen e këmbëve të palara

Selena Gomez uron për ditëlindje Benny Blancon, pas kritikave për puthjen e këmbëve të palara

Selena Gomez i ka kushtuar një urim të veçantë për ditëlindje bashkëshortit të saj, producentit të muzikës Benny Blanco.

Këngëtarja dhe aktorja ndau në Instagram një video dhe disa fotografi të përbashkëta për të festuar ditëlindjen e 38-të të tij, të dielën.

Në postim ajo përfshiu edhe momente nga dasma e tyre, e cila u mbajt pesë muaj më pare, shkruan DailyMail.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dua me gjithë zemër”, shkroi Gomez në mbishkrim.

Fotografitë tregojnë momente të ndryshme nga marrëdhënia e tyre, përfshirë pamje nga ceremonia e martesës në Kaliforni, një ditë relaksuese në diell, si dhe disa fotografi spontane të çiftit duke kaluar kohë së bashku me miqtë.

Në komentet e postimit, Blanco iu përgjigj duke shkruar: “Je dhurata më e mirë për ditëlindje që mund të kërkoj ndonjëherë”.

Postimi vjen vetëm disa ditë pasi Blanco u kritikua në rrjetet sociale për këmbët e tij “të ndyra”, ndërsa Gomez u përball me komente negative pasi iu përgjigj kritikave duke i puthur këmbët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.