Tashmë janë mësuar çiftet çerekfinale në kuadër të play-offit për CS2 Majorin, që po zhvillohet në Budapest.
Natus Vincere, ku ndodhet edhe ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri, do ta ketë sfidën më të vështirë, pasi përballet me ekipin më në formë, Furia.
NaVi u mposht nga Furia në ndeshjen hapëse të fazës së tretë, kësisoj organizata ukrainase synon hakmarrje për t’i eliminuar nga turneu më i rëndësishëm në botë.
Në anën tjetër, përballje tepër interesante do të jetë edhe mes Spirit dhe Falcons.
Të gjitha përballjet:
Spirit – Falcons
Vitality – The Mongolz
Furia – NaVi
Mouz – Faze.
Kujtojmë, dy çerekfinale do të zhvillohet të enjten, ndërsa dy të premten, kurse të shtunën luhen gjysmëfinalet. Finalja është e paraparë të zhvillohet të dielën, ndërsa për herë të parë në histori do të jetë e formatit “BO5”./Telegrafi/