KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit ishin tradhti

Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit ishin tradhti

Sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al Thani i përshkroi sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit si një “gabim të rrezikshëm”, duke paralajmëruar se përshkallëzimi rrezikon të destabilizojë rajonin dhe të dërgojë valë tronditëse në ekonominë globale.

Duke folur për herë të parë që kur Katari është përballur me sulme të përsëritura me raketa dhe dronë, kryeministri i Katarit tha se vendi kishte hyrë në atë që ai e quajti “një periudhë shumë të vështirë”, por vlerësoi profesionalizmin e forcave të tij të mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Është një ndjenjë e madhe tradhtie”, tha ai.

“Vetëm një orë pas fillimit të luftës, Katari dhe vendet e tjera të Gjirit janë sulmuar. Ne e bëmë të qartë se nuk do të merrnim pjesë në asnjë luftë kundër fqinjëve tanë”, shtoi sheiku.

Katari tradicionalisht e ka pozicionuar veten si një ndërmjetës global, i aftë të flasë me të gjithë.

Por tani marrrëdhënia me Teheranin duket e tendosur.

“Të gjitha sulmet ndaj vendeve të Gjirit – ne kurrë nuk e prisnim këtë nga fqinji ynë”, tha ai.

“Ne gjithmonë jemi përpjekur të ruajmë një marrëdhënie të mirë me Iranin, por justifikimet dhe pretekstet që ata po përdorin hidhen poshtë plotësisht”, përfundoi kryeministri i Katarit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.