KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova pëson humbje në sfidën vendimtare nga Finlanda

Kosova pëson humbje në sfidën vendimtare nga Finlanda

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave në hendboll ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Finlandës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Në sfidën vendimtare, “Dardanet” pësuan humbje me rezultat të ngushtë 27-29.

Edhe pse e nisën për mrekulli për ta mbyllur pjesën e parë me tre gola epërsi (15-12), finlandezet arritën ta përmbysnin në pjesën e dytë (12-17).

Kësisoj, Kosova renditet në fundin e grupit 1 pa pikë, grup ku gjenden edhe kombëtaret si Franca e Kroacia përpos Finlandës.

Kujtojmë, “Dardanet” do t’i zhvillojnë edhe dy përballje në muajin prill, ndaj Francës dhe Kroacisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.