KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

“Problemi ka qenë tek pagat”, te Barcelona thonë se mund të kryejnë top transferimet

“Problemi ka qenë tek pagat”, te Barcelona thonë se mund të kryejnë top transferimet

Barcelona mund të transferojë një yll të madh gjatë verës, pavarësisht problemeve financiare me të cilat është përballur vitet e fundit.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i klubit katalanas, Joan Soler, i cili ka shpjeguar se problemi kryesor i Barcelonës nuk kanë qenë tarifat e transferimeve, por hapësira për paga sipas rregullave financiare të La Ligas.

“Po. Problemi kurrë nuk ka qenë ekonomik. Ne mund të transferojmë një lojtar për 80 milionë euro dhe ta amortizojmë me një kontratë gjashtëvjeçare”.

Joan Soler

“Problemi ishte hapësira për paga. Pasi të zgjidhet kjo, Barça mund të transferojë këdo, por me qëndrueshmëri. Duhet të ruajmë balancën që kemi arritur, mes pagave dhe aspektit sportiv”.

La Liga së fundmi ka rritur kufirin e pagave për Barcelonën me 81 milionë euro, duke e çuar atë në 432.8 milionë euro pas afatit kalimtar të janarit, gjë që i jep klubit më shumë fleksibilitet në tregun e transferimeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.