KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vushtrria fiton derbin ndaj Lirisë në Prizren – luftë e madhe për inkuadrim në Superligë

Vushtrria fiton derbin ndaj Lirisë në Prizren – luftë e madhe për inkuadrim në Superligë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të në Ligën e Parë, me vëmendjen kryesore që ishte në derbin Liria – Vushtrria.

Në një atmosferë fantastike në Prizren me stadiumin ‘Përparim Thaqi’ të stërmbushur, Vushtrria ka arritur të marrë fitore të madhe me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në këtë sfidë për skuadrën e Armend Dallkut e shënoi Urim Statovci në pjesën e dytë.

telegrafi.com

Nga skuadrat pretendente për inkuadrim në Superligë, fitore të madhe ka marrë Vëllaznimi 1-0 ndaj Ramiz Sadikut, derisa Dinamo e Ferizajt ishte e pamëshirshme ndaj 2 Korrikut duke fituar 4-1.

Feronikeli ’74 ka dështuar të marrë fitore, pasi ka luajtur baras 2-2 me Rilindjën në udhëtim, ndërsa Trepça ’89 ka pësuar humbje në udhëtim te Vjosa 3-1.

Vushtrria është lider aktualme 50 pikë pas 23 xhirove, derisa ndiqet nga Vëllaznimi, Dinamo dhe Feronikeli ’74 që kanë nga 47 pikë në pozitat dy, tre dhe katër.

Trepça ’89 është në pozitën e pestë me 45 pikë, aq sa ka edhe Liria, derisa Ramiz Sadiku është e shtata me 43 pikë.

Tabela mbyllet me Prizrenin që është në pozitën e fundit, derisa përveç luftës së madhe për inkuadrim në Superligë, po bëhet ‘luftë’ edhe për mbetje në Ligën e Parë mes skuadrave si Prizreni, Besa, KEK-u, Rilindja, 2 Korriku, Istogu, Vjosa dhe Suhareka. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.