KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pa fitues në Skenderaj, Drenica dhe Dukagjini luajnë baras

Pa fitues në Skenderaj, Drenica dhe Dukagjini luajnë baras

Drenica dhe Dukagjini kanë luajtur baras 2-2 në kuadër të xhiros së 23-të në Superligë.

Dy skuadrat kësisoj kanë vazhduar serinë e gjatë pa fitore, Drenica që tanimë ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe Dukagjini 8 sosh.

Mërgim Pefqeli kaloi klinasit në epërsi në minutën e 30-të kur shënoi nga penalltia e dytë në këtë ndeshje, pasi të parën e humbi një minutë më herët.

Por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati më shumë se shtatë minuta, pasi Kreshnik Uka barazoi nga afërsia për 1-1.

Edhe në pjesën e dytë ishin mysafirët që shënuan me Hekuran Berishën, por vendasit barazuan me Genc Hamitin 2-2.

Drenica përkundër kësaj pike vazhdon të jetë e fundit në tabelë me 22 pikë, derisa Dukagjini është e pesta me 33 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Drenica luan në udhëtim te Gjilani, derisa Dukagjini pret Llapin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.