KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Janë forca që mban botën gjallë”, Stenaldo uron gratë për 8 Mars

“Janë forca që mban botën gjallë”, Stenaldo uron gratë për 8 Mars

Gjatë spektaklit të së shtunës në Big Brother VIP Albania, në momentin kur banorët po bënin nominimet e tyre, Stenaldo shfrytëzoi rastin për të përcjellë një mesazh të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Banori u ndal për pak çaste për të uruar të gjitha gratë, duke e nisur mesazhin e tij me familjen.

Ai dërgoi një urim të veçantë për nënën dhe gjyshen e tij, duke treguar se i mungojnë shumë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

BBVA/YouTube

“Urime 8 marsin të gjithëve, mbi të gjitha uroj mamin dhe gjyshen time dhe i puth fort, më ka marrë malli për ta. Urime të gjitha grave, janë forca që mban botën gjallë”, u shpreh Stenaldo.

Mesazhi i tij u prit me duartrokitje dhe vlerësim nga publiku, ndërsa momenti u kthye në një nga çastet më të dashura të spektaklit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.