KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

A rrezikohet Shqipëria nga Irani? Rama: Jemi vend i sigurt, mbrohemi nga NATO

A rrezikohet Shqipëria nga Irani? Rama: Jemi vend i sigurt, mbrohemi nga NATO

Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Shqipëria, si anëtare e NATO-s, mbetet e sigurt.

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama nënvizoi solidaritetin me vendet e prekura, përfshirë Qipro, Greqinë dhe Turqinë, ndërkohë që përshkroi situatën në rajon si të ndërlikuar dhe të vështirë për t’u parashikuar.

“Sigurisht që si të gjithë, edhe ne jemi të prekur në sensin fatmirësisht, jo fizik, por patjetër politikisht, shpirtërisht, njerëzisht nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në një rajon, ku kemi miq të jashtëzakonshëm dhe ku me krenari jemi një nga vendet e pakta që kemi një miqësi të fortë, njëkohësisht me Izraelin dhe me vendet e Gjirit Persik, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katarin, Kuvajtin, Bahrenin, të cilat kanë qenë në rrezen e agresionit të killerave të Teheranit.

Situata mbetet e ndërlikuar, vështirë të parashihet fundi i një ofensive të nisur me plotë të drejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aleancë të ngushtë me Izraelin për të ndaluar njëherë e mirë mundësinë që regjimi obskurantist i Republikës khomeiniste të Iranit të prodhojë bombën atomike.

Në këtë moment sigurisht edhe për ne si për shumë vende të tjera prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë”, u shpreh Rama. /euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.