KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Real Madridi këtë sezon mbetet pa trofe”, Shkumbin Pireva analizon ecurinë deritanishme të gjigantit spanjoll

“Real Madridi këtë sezon mbetet pa trofe”, Shkumbin Pireva analizon ecurinë deritanishme të gjigantit spanjoll

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Shkumbin Pireva ka thënë se ai këtë sezon nuk e sheh Real Madridin duke triumfuar në ndonjë garë, me ç’rast e ka favorizuar Manchester Cityn për t’u kualifikuar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pireva gjithashtu tha se pak më të favorizuar e sheh edhe Paris Saint-Germainin në duelin që do ta zhvillojnë ndaj Chelseat.

“Realin këtë sezon e shoh pa trofe, domethënë do të humb të gjitha garat. E nisën keq dhe po besoj që do të përfundojnë keq”.

“Tek City e kemi parë një ngritje të lojës të nivelit të tyre në ndeshjet e fundit, kështu që po besoj që në këtë çift e shoh pak më të favorizuar Cityn”.

“Ndërsa edhe në ndeshjen tjetër që thamë është një prej dy më të fortave, e shoh për një nuancë PSG-në prapë të favorizuar”, ka thënë Pireva.

Episodi i plotë me gazetaret e Telegrafit mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube, ku secili segment ofron analiza të detajuara dhe diskutime të thella mbi futbollin evropian dhe vendor./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.