Kardiokirurgu Raif Çavolli gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital ka shpjeguar se koha e rikuperimit pas një operacioni në zemër ndryshon nga pacienti në pacient, pasi varet nga disa faktorë të rëndësishëm shëndetësorë.
Sipas tij, gjithçka fillon nga gjendja e përgjithshme e pacientit dhe nga lloji i sëmundjes së zemrës që trajtohet me ndërhyrje kirurgjikale.
Ai tha se para operacionit, mjekët bëjnë një vlerësim të detajuar të rrezikut duke përdorur sistemin një sistem të vlerësimit.
“Kjo varet nga patologjia dhe gjendja e përgjithshme e pacientit para operimit. Të gjitha këto duhet të maten dhe pacientët vendosen në një lloj gradimi të rrezikut të operimit përmes Euroscore-it”, theksoi Çavolli.
Ai shtoi se në kardiokirurgji pothuajse të gjitha ndërhyrjet konsiderohen të vështira dhe kërkojnë kujdes të veçantë gjatë dhe pas operacionit.
Megjithatë, në rastet kur bëhet fjalë për një operacion bazik ose rutinor, rikuperimi fillestar në spital mund të zgjasë rreth 7 deri në 8 ditë, por siç tha procesi i rikthimit të plotë në gjendjen normale nuk përfundon me daljen nga spitali.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com