Drita dhe Prishtina e Re kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjilanasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Zekirija Ramadanit e ka nisur mirë sezonin pranveror me tri fitore dhe një barazim, kështu që synon fitoren e radhës për të mos e lëshuar pozitën e parë.
Në anën tjetër, ekipi i Qëndrim Kidës e ka nisur me humbje, por ka marrë pastaj dy fitore dhe një barazim, kështu që dëshiron të vazhdoj me rezultate pozitive për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka; Dabiqaj, Limaj; Ajzeraj, Abazaj, Balaj; Krasniqi;
Prishtina e Re: Smakiqi; Zekolli, Rudaj, Prenqi, Trajkovski; Doukoure, Dadet, Mekic; Dobratiqi, Kargbo, Kadriu;
/Telegrafi/