Pas një muaji, më në fund, qytetarët e Strugës mund të pinë ujë çezme. Kjo, pasi Komuna njoftoi se uji është i sigurt për t’u pirë.
“Të dashur qytetarë, ju informojmë se, bazuar në analizën e mostrave të ujit nga burimi “Shum” ditët e fundit, është përcaktuar se vlera e turbullirës është brenda kufijve normalë dhe ndalimi për përdorimin e ujit të pijshëm hiqet”, thuhet në njoftimin nga Bashkia e Strugës.
Kujtojmë se uji në Strugë ishte i ndotur për shkak të disa gërmimeve pranë burimit “Shum” dhe si pasojë e kësaj problematike, struganët për një muaj nuk e përdorën ujin për pije.