KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick zbulon datën e rikthimit të Gavit

Flick zbulon datën e rikthimit të Gavit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka zbuluar se Gavi mund të rikthehet në fushë muajin tjetër pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

Mesfushori spanjoll ka bërë përparim të ndjeshëm në rikuperimin e tij nga një dëmtim në gju që e ka lënë jashtë fushave që nga shtatori.

Ai do të lejohet të udhëtojë me skuadrën katalunase për ndeshjen e nesërme të La Ligës kundër Athletic Bilbaos, por nuk do të mund të luajë.

Flick ka treguar se rikthimi i Gavit në fushat e blerta pritet të ndodh pas pushimit ndërkombëtar.

“Ai do të udhëtojë me ne, po stërvitet me ne, por nuk është gati të luajë ende. Ndoshta pas pushimit të ardhshëm. Do ta shohim”, tha trajneri gjerman.

Ndryshe, pushimi i kombëtareve në futboll për mars 2026 është në periudhën 23 mars – 31 mars 2026. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.