Persona të panjohur kanë grisur një flamur në sheshin “Adem Jashari”, në Mitrovicë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:40.
Tutje thuhet se lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse policor.
Ndërsa rasti është cilësuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
“Sheshi Adem Jashari, Mitrovicë Jug / 05.03.2026 – 02:40. Është raportuar se nga persona të panjohur është grisur një flamur. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/