Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person i cili ishte në kërkim dhe i dënuar me burgim për disa vepra penale.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar mbrëmjen e së enjtes nga njësitet e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, pas disa veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë.
Personi i arrestuar është I. Q., 40 vjeç, i cili ishte dënuar me tre vjet burgim për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim. /Telegrafi/