KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Takim Osmani–Prattipati: Diskutohet situata politike në Kosovë

Takim Osmani–Prattipati: Diskutohet situata politike në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.

Osmani ripotencoi gjithashtu se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën, duke theksuar rolin e SHBA-së si aleat strategjik dhe mbështetës i stabilitetit politik dhe zhvillimit demokratik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.