KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku: Zgjedhja e presidentit kërkon konsensus, jo kandidatura të njëanshme

Abdixhiku: Zgjedhja e presidentit kërkon konsensus, jo kandidatura të njëanshme

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të vendit nuk mund të bëhet me kandidatura të njëanshme dhe pa konsensus politik mes partive në Kuvend.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për një kandidaturë të caktuar për postin e presidentit dhe se një gjë e tillë nuk është kërkuar gjatë bisedimeve.

“Presidenti s’bëhet me kandidatura të njëanshme. Pra jo, as jemi marrë vesh për një gjë të tillë, as s’është kërkuar ndonjëherë një gjë e tillë”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, gjatë diskutimeve mes partive është rënë dakord që të shmangen veprimet unilaterale dhe që procesi të zhvillohet përmes konsensusit.

“Jemi dakorduar që mos të ketë veprime unilaterale, të ketë konsensus, kjo është rruga”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se procesi tashmë është komprometuar, duke pretenduar se derisa po zhvilloheshin bisedime mes palëve, nga Zyra e Presidentes së Kosovës janë bërë deklarime që tentohej të fajësohet opozita.

“Procesi është komprometuar tani, sepse unë mbrëmë kuptova nga deklarimet e Zyrës së Presidentes se derisa ne kemi qenë në biseda, ata kanë shkuar dhe kanë kërkuar fajësime për opozitën”, u shpreh ai.

Kreu i LDK-së theksoi se kandidati për president duhet të jetë figurë që mund të sigurojë mbështetje të gjerë në Kuvend dhe të përfaqësojë unitetin politik.

“Kandidati që propozohet duhet të zgjidhet. Nuk është garë për Avokatin e Popullit, nuk është garë që kërkon një shumicë të thjeshtë. Ne duam dhe kemi pasur një kandidat konsensual që i përfaqëson më shumë se 61 deputetë. Për shumicë të thjeshtë e ke kryeministrin, për unitet më të madh është presidenti”, deklaroi Abdixhiku. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.