Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas mosftesës së përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta në seancën solemne të Kuvendi i Republikës së Kosovës kushtuar Epopeja e UÇK-së.
Në reagimin e saj, OVL e UÇK-së e ka cilësuar të papranueshme dhe thellësisht fyese faktin që në një seancë përkujtimore për historinë e luftës çlirimtare nuk janë ftuar përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta.
Sipas kësaj organizate, pikërisht ata burra dhe gra që morën armët për të mbrojtur idealin e lirisë dhe që sakrifikuan gjithçka për shtetin, janë lënë jashtë një ceremonie që i kushtohet historisë dhe sakrificës së tyre.
“Është paradoksale të flitet për lavdinë e Ushtria Çlirimtare e Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të mbeten pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre”, thuhet në reagim.
OVL e UÇK-së thekson se kategoritë e dala nga lufta nuk kërkojnë privilegje, por respektin institucional që u takon, duke shtuar se historia e luftës çlirimtare nuk mund të kujtohet duke përjashtuar ata që e bënë atë histori.