KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Faleminderit Sekretarit tonë të shkëlqyer të Përgjithshëm të NATO-s

Trump: Faleminderit Sekretarit tonë të shkëlqyer të Përgjithshëm të NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, pasi ky i fundit tha se aleatët mbështesin kryesisht sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.

“Faleminderit Sekretarit tonë të Përgjithshëm të NATO-s!”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Rutte deklaroi se NATO nuk mori pjesë në sulmet ndaj Iranit, por shtoi se veprimet e SHBA-së kanë “mbështetje të madhe” nga aleatët.

“Padyshim që aleatët po e mbështesin shumë atë që po bën presidenti dhe gjithashtu po e mundësojnë atë që SHBA-të po bëjnë tani në rajon – duke shkatërruar aftësitë bërthamore të Iranit dhe, natyrisht, aftësitë raketore”, tha Rutte.

Rutte shtoi se vendet evropiane kanë shqetësime serioze për sigurinë në lidhje me Iranin.

Ai theksoi gjithashtu se NATO mbetet e gatshme të mbrojë territorin e saj ndërsa tensionet rriten në rajon.

Sipas tij, sistemet e mbrojtjes nga raketat e NATO-s kanë kapur një raketë që ishte drejtuar kundër Turqisë, një anëtare e aleancës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.