KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip

VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip

Nga VLEN thonë se kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” po bëhet realitet. Me vendosjen e themeleve dhe përmbylljen e procedurave për lejen e ndërtimit, Shkupi po hap një faqe të re për arsimin shqip dhe për të ardhmen e rinisë sonë.

“Me investimin prej 42 milionë eurosh hapet rruga për ndërtimin e një kompleksi universitar modern me hapësira mësimore bashkëkohore, amfiteatro, ambiente për studim e kërkim, salla sportive dhe pishinë për studentët. Ky kampus do ta ndryshojë përditshmërinë akademike, do t’i rrisë standardet dhe do ta afrojë universitetin me praktikat evropiane”.

“Për koalicionin VLEN, ky projekt ka peshë të veçantë. Është besim te rinia jonë dhe te potenciali i saj. Është vendim që Shkupi të forcohet si qendër universitare dhe akademike për shqiptarët, ku dija, mendimi kritik dhe profesionalizmi marrin hapësirën që meritojnë”.

“Kjo vjen si një hap i natyrshëm pas punëve që janë bërë me universitetet. Me Universitetin “Nënë Tereza” dhe Universitetin e Tetovës u mbyllën edhe marrëveshjet kolektive, e tani po ecim përpara me kampusin”, thonë nga VLEN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.