Momente të ëmbla janë parë mes DJ Gimbos dhe Selinit mbrëmë edhe pas përfundimit të festës së beqarisë në shtëpinë e BBVA-së.
Dyshja kaluan disa çaste intime së bashku në dhomën e gjumit, ku u panë duke u përqafuar ngrohtësisht dhe duke shkëmbyer momente plot afeksion.
Në një moment, DJ Gimbo i foli me shumë ëmbëlsi Selinit, duke i thënë se e do në pafundësi, gjë që e bëri skenën edhe më emocionale.
“Të don Gimbo deri në pafundësi”, i thoshte ai Selinit.
Sipas pamjeve të publikuara, në një moment të mëvonshëm dyshja duket se kanë shkëmbyer edhe puthje në buzë.
Ndryshe, Gimbo dhe Selin janë çifti i përzgjedhur nga publiku për të realizuar një dasmë tradicionale simbolike brenda shtëpisë së BBVA-së.