KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani mohon se ka lëshuar raketa drejt Turqisë

Irani mohon se ka lëshuar raketa drejt Turqisë

Irani mohoi të enjten se kishte qëlluar ndonjë raketë drejt territorit turk dhe tha se respekton sovranitetin e Turqisë, thanë forcat e armatosura iraniane, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Një deklaratë ushtarake iraniane trajtoi incidentin që përfshinte mbeturinat e raketave që ranë në Hatay më 4 mars.

Ajo tha se Irani respekton sovranitetin e Turqisë dhe mohon lëshimin e ndonjë rakete drejt territorit turk, transmeton Telegrafi.

“Forcat e Armatosura të Iranit respektojnë sovranitetin e vendit fqinj dhe mik Turqi dhe mohojnë se është lëshuar ndonjë raketë drejt territorit turk”, thuhet në deklaratë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë, raketa u zbulua pasi kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë dhe u aktivizua me sukses mbrojtja aleate.

Mbeturinat nga raketa ranë në rrethin Dortyol të provincës Hatay në Turqinë jugore, pa raportuar viktima ose lëndime.

“Një municion balistik i qëlluar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke u interceptua dhe u neutralizua nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në Mesdheun Lindor të mërkurën”, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Ministria shtoi se fragmentet që ranë në distriktin Dortyol të provincës jugore Hatay i përkisnin interceptorit të përdorur për të shkatërruar kërcënimin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.