KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulmet e reja trondisin Teheranin, Izraeli kryen sulme ajrore

Sulmet e reja trondisin Teheranin, Izraeli kryen sulme ajrore

Shpërthimet tronditën përsëri Teheranin këtë mëngjes, duke lënë më shumë banorë të pasigurt nëse duhet të largohen apo të qëndrojnë në shtëpi, tha për CNN një burrë që iku nga qyteti.

“Bombardimet janë kudo – në veri, në jug, në lindje, në perëndim. Duket se po synojnë gjithçka”, tha një banor për CNN, duke folur në mënyrë anonime nga frika e hakmarrjes.

Burri – i cili iku nga Teherani me gruan e tij mjeke, disa netë më parë – përshkroi pasigurinë e jetesës nën sulme të vazhdueshme.

“Nuk e di kurrë se çfarë ose kush është një shënjestër”, deklaroi ai.

Më herët këtë javë, një antenë televizive dhe radio pranë shtëpisë së tyre u godit, duke tronditur të gjithë lagjen.

Tani ata janë vendosur në një qytet të vogël pranë Damavand, majës më të lartë të Iranit.

Burri tha se netët janë të mbushura me zhurmën e aeroplanëve luftarakë, megjithëse asnjë përplasje nuk ka arritur në zonën e tyre.

“Shumë miq dhe familjarë po qëndrojnë në Teheran për momentin, sepse mendja është se kudo që të shkosh, diçka atje do të jetë në shënjestër”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.