Partia opozitare maqedonase LSDM, thotë se tragjedia në lagjen Karposh të Shkupit, në të cilën humbën jetën një nënë dhe një fëmijë, ngre çështjen e mangësive serioze të MPB-së në mbrojtjen nga dhuna në familje dhe bën thirrje për përgjegjësi.
Nga LSDM theksojnë se ky rast është dëshmi e dhimbshme e dështimit të Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur jetët njerëzore.
“Rastet e dhunës në familje, fizike dhe psikologjike u raportuan për dy vjet. Pati gjithsej 12 raportime kundër autorit të krimit, i cili kishte edhe akuza dhe raportime të tjera, dhe në rastin e fundit, atij iu gjetën edhe drogë. MPB u njoftua, pati raportime, pati informacione dhe indikacione për një rrezik serioz. Por me një reagim të pamjaftueshëm dhe të parakohshëm, ata nuk i mbrojtën viktimat”.
“Pançe Toshkovski dështoi. Ministria e Punëve të Brendshme dështoi. Me ndryshimet në Kodin Penal, dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje ndiqen penalisht sipas detyrës zyrtare – edhe kur raporti tërhiqet. Jo vetëm kur ka lëndime fizike, por edhe kur dhuna cenon shëndetin dhe sigurinë e viktimës”.
“Prandaj policia duhej të vepronte. Për më tepër, Ministria e Punëve të Brendshme është e detyruar të veprojë në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje. Për fat të keq, ky nuk është rast i izoluar”, thonë nga MPB./Telegrafi/
LEXO:
- Disa zakone që tregojnë se dikush është rritur në një shtëpi të shëndetshme dhe të lumtur
- SHBA tërheq shumicën e trupave nga Nigeria
- Mucunski: Marrëdhëniet diplomatike duhet të shndërrohen në mundësi ekonomike
- Mundo Deportivo: Vjedhja më e madhe e Kupës së Botës? Kroacia shpërthen për golin e anuluar
- AKB: Çdo goditje ndaj “Vita”-s është goditje ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës
- Rikthimi në vendlindje: Festivali Sunny Hill është shndërruar në rikthimin më të madh të diasporës shqiptare
- Surroi: Zgjedhja e Qeverisë dhe Presidentit nuk duhet të përzihet
- Rokas: Kodi zgjedhor është i mirë, partitë duhet të arrijnë një konsensus
