KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Xavi ka refuzuar ofertën e një Kombëtares, mund ta drejtonte në Botërorë

Xavi ka refuzuar ofertën e një Kombëtares, mund ta drejtonte në Botërorë

Xavi Hernandez ka refuzuar një ofertë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Marokut, edhe pse kjo do t’i jepte mundësinë të drejtonte ekipin në Kupën e Botës.

Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur Xavi u zëvendësua nga Hansi Flick si trajner te Barcelona. Pas largimit nga klubi katalanas, ai vendosi të marrë një pushim nga futbolli për rreth një vit, duke refuzuar disa oferta dhe duke kaluar më shumë kohë me familjen.

Megjithatë, që nga vera e kaluar ai është sërish i hapur për projekte të reja. Prioriteti i tij mbetet një rikthim në futbollin e klubeve, veçanërisht në Ligën Premier.

Sipas raportimeve të Cadena SER, Federata e Futbollit e Marokut e konsideronte Xavin si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Walid Regragui, i cili pritej të largohej.

Megjithatë, negociatat nuk arritën në marrëveshje. Xavi kërkoi të sillte me vete një staf të përbërë nga një ndihmës trajner, një analist dhe një trajner fizik, por Federata Marokene i bëri të qartë se ai duhej të vinte pa këtë ekip mbështetës.

Për shkak të këtij kushti, Xavi vendosi ta refuzojë ofertën. Ai vazhdon të presë një mundësi në futbollin e klubeve dhe nuk përjashtohet që të marrë drejtimin e një skuadre të re gjatë verës, kur priten ndryshime të shumta në pankinat e klubeve evropiane./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.