KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Po planifikoni 7 dhe 8 Marsin? Ja çfarë ka përgatitur Grand Blue Fafa këtë vit

Po planifikoni 7 dhe 8 Marsin? Ja çfarë ka përgatitur Grand Blue Fafa këtë vit

Me afrimin e 7 dhe 8 Marsit, shumëkush nis të mendojë se ku ta kalojë një nga festat më të bukura të pranverës.

Për ata që duan ta shndërrojnë këtë mbrëmje në një përvojë ndryshe nga darkat e zakonshme, Grand Blue Fafa Resort & Spa në Golem ka përgatitur një ofertë të veçantë festive, ku bashkohen shërbimi, atmosfera buzë detit dhe muzika live.

Hoteli organizon një darkë speciale për këto dy data, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për të festuar me familjen, me mikeshat apo për të surprizuar nënën dhe gratë e rëndësishme në jetën tuaj. Mbrëmja do të shoqërohet me muzikë live dhe DJ, duke e kthyer darkën në një event të plotë festiv.

Menuja e përgatitur për këtë rast nis me një përzgjedhje paragjellash që sjellin shije të freskëta pranverore. Në tavolinë shërbehen fokaçe dhe brusketë, sallatë pranverore me panxhar dhe dressing portokalli, kroketa perimesh si dhe qofte peshku, të cilat krijojnë një fillim të balancuar të darkës.

Më pas vjen pjata e parë, rizoto me fruta deti, e cila përgatitet për të sjellë aromën e kuzhinës mesdhetare. Pjata kryesore përbëhet nga peshk koc i shoqëruar me patate të aromatizuara, një kombinim që përshtatet natyrshëm me atmosferën e një darke pranë detit.

Në fund të darkës shërbehet ëmbëlsira Lotus, ndërsa në ofertë përfshihet edhe një pije sipas zgjedhjes: verë e bardhë ose e kuqe, birrë, pije freskuese apo ujë.

Për shumë vizitorë nga Kosova dhe Shqipëria, Grand Blue Fafa është tashmë një destinacion i njohur për pushime dhe evente festive. Lokacioni buzë Adriatikut, ambientet e restauruara të hotelit dhe organizimi i mbrëmjeve tematike e bëjnë këtë hapësirë të përshtatshme edhe për festime të tilla si 7 dhe 8 Marsi.

Nëse po mendoni se ku ta kaloni këtë festë këtë vit, një darkë në bregdet mund të jetë një mënyrë ndryshe për ta shënuar. Grand Blue Fafa Resort & Spa ka hapur rezervimet për këto dy mbrëmje festive.

Çmimi për person është 30 EURO.

Për më shumë informacione kontaktoni:

Facebook: Kompleksi Fafa

Tel: +355 69 700 1353

Email: info@fafa.al

Website: www.fafa.al

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.