KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arsimi pëson debakël në Gostivar

Arsimi pëson debakël në Gostivar

KF Arsimi nga Çegrani po vazhdon me formën “nxehtë–ftohtë” këtë sezon dhe këtë herë pësoi një disfatë të rëndë në shtëpi, duke u mposhtur 0-5 nga Tikveshi në kuadër të javës së 21-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, njofton Telegrafi.

Ndeshja në Gostivar kaloi plotësisht në shenjën e mysafirëve, ndërsa vendasit nuk arritën në asnjë moment të vendosin ekuilibër apo të hapin dilema për rezultatin.

Goditja e parë erdhi pas vetëm 47 sekondash lojë. Një top i gjatë pas shpinës së mbrojtjes e nxori në rast mysafirët, ndërsa Martin Stojanov realizoi për 0-1, gol që u konfirmua pas rishikimit në VAR-it. Vetëm pak minuta më vonë, në të 9-ën, diferenca u dyfishua, duke e vendosur Arsimin shumë herët në disavantazh të thellë.

Skuadra vendase tentoi të stabilizohej, por pa arritur të krijojë raste konkrete shënimi. Në anën tjetër, Tikveshi vazhdoi me presion dhe në minutën e 35-të realizoi edhe golin e tretë për 0-3, duke e çuar ndeshjen drejt një epilogu të paralajmëruar që në pjesën e parë. Deri në pushim, Arsimi pati vetëm një moment më të rrezikshëm pas një goditjeje nga këndi, por pa sukses.

Në pjesën e dytë, pothuajse nuk ndryshoi asgjë. Arsimi nuk arriti të reagojë, ndërsa mysafirët shfrytëzuan hapësirat dhe realizuan edhe dy herë të tjera brenda pak minutash për 0-4 dhe 0-5, duke vulosur një humbje të thellë për vendasit.

Me këtë disfatë, Arsimi mbetet me një pikë më pak se kundërshtari i sotëm dhe renditet në pozitën e tetë, duke reflektuar më së miri sezonin e luhatshëm që po kalon. Në ndeshjen tjetër të ekipeve nga fundi, Makedonija Gj.P e mundi Rabotniçkin me rezultat 3-1. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.